Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar pas informacioneve të fundit për rritjen e numrit të të prekurve në Kosovë.

IKSHPK ka njoftuar sonte për 32 raste të reja në Kosovë, prej tyre 23 vetëm në Komunën e Pejës, e cila nga mbrëmë ka hyrë në karantinë.

Ahmeti ka thënë se numri i rasteve në krejt Kosovën, e posaçërisht në Pejë është shqetësues për të gjithë, pasi që as Prishtina si kryeqytet nuk do të jetë mirë nëse komunat tjera janë në rrezik.

Ndryshe, janë gjithsej 763 raste të konfirmuara deri më sonte në Kosovë, prej tyre 166 të shëruar dhe 21 të vdekur.

Postimi i plotë:

Prishtina është kryeqytet i Kosovës. Të gjithë ne kemi familjarë e të afërm në qytetet e fshatrat nëpër krejt komunat e Kosovës. Numri i rasteve në krejt Kosovën, e posaçërisht në Pejë është brengosës për krejt neve, sepse as Prishtina nuk do të jetë mirë në qoftë se tjerat komuna janë në rrezik. Duke ju afruar fazave të relaksimit të qëndrojmë bashkë në disiplinën tonë e duke i ndihmuar të gjithë të tjerët që kjo të kalohet sa më shpejtë

Share.