Një aksident i trefishtë është shënuar sot në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Dy automjete tip ‘Benz’ dhe një mjet tip ‘Foristrad’ janë përplasur me njëra tjetrën, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar katër persona.

“Sot, rreth orës 15:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Bishqem, Peqin, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R.M., rreth 30-vjeç, banues në Shtëpanjë, Cërrik është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin I.V., rreth 40- vjeç, banues në Fier, dhe me mjetin tip ” Foristrad” me drejtues shtetasin A.T., 57-vjeç, banues në Shkup, Maqedonia e Veriut. Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy pasagjerët e mjetit tip “Foristrad” dhe dy drejtuesit e mjeteve tip “Benz”, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./TV Malisheva

Share.