Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Zabel i Ultë të Drenasit, ku dyshohet se kanë mbetur të lënduar disa persona, ndërkohë që është mbyllur për qarkullim rruga Komoran-Drenas.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Një aksident me lëndime të rënda është shkaktuar në rrugën Komoran-Drenas, në Zabel të Ulët. Policia dhe emergjencat kanë reaguar dhe kanë dalë në vendngjarje. Derisa të kryhen procedurat e hetimeve në vendin e ngjarjes, ky aks rrugor mbetet i mbyllur dhe policia kërkon nga qytetarët të shmangin këtë rrugë dhe të përdorin rrugët tjera alternative”, ka thënë Hoxha.