Në Sllatinë të Fushë Kosovës është përfshirë nga zjarri në lokal.

Pronari e ka njoftuar rastin në polici, teksa nuk dihen rrethanat në të cilat është shkaktuar zjarri.

Policia po e heton rastin.

“Ankuesi mashkull kosovar/shqiptar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë lokali i tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin. Nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./ Tv Malisheva

Share.