Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka thënë se si pjesë e përcaktimit të Qeverisë që të ndalin “gjakderdhjet financiare” dhe reduktimin e shpenzimeve qeveritare, ka marrë vendim për shfuqizimin e 24 vendimeve në lidhje me përdorimin e automjeteve zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë jashtë orarit zyrtarë të punës.

“Nga sot veturat e Ministrisë së Drejtësisë, do të përdoren vetëm sipas procedurave të Udhëzimit Administrativ 03/2008. Si ministre e Drejtësisë do të kujdesem deri në detaje që pasuria dhe paraja jonë publike të mos keqpërdoren ashtu siç ka ngjarë me pushtetet e kaluara”, shkruan ministrja Haxhiu në Facebook.

Share.