Njohësi i çështjeve të sigurisë Nuredin Ibishi, vlerëson se Policia e Kosovës është e stërngarkuar me punë gjatë kësaj kohe kur po zbaton vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë që kufizojnë lirinë e lëvizjes së qytetarëve.
Sipas tij, nëse masat e ndërmarra nga MSh-ja do të zgjasin edhe pas 4 majit, deri kur është paraparë që këto masa të vlejnë, do të ketë vështirësi në menaxhimin e punëve.
Ibishi: Policia e Kosovës është e stërngarkuar
“Në aspektin e gjerë të sigurisë Policia e Kosovës është e stërngarkuar për arsye se ajo është kompetente t’i zbatojë në aspektin e lëvizjes apo kufizimin e lëvizjes së lirë dhe kjo është një ngarkesë shtesë për Policinë, realisht me vështirësi menaxhohen nëse kjo periudhë do të zgjatë më shumë. Ashtu siç është paraparë me vendimin e Ministris së Shëndetësisë këto masa do të jenë deri më 4 maj, po unë mendoj që deri më 4 maj janë të mundshme, mirëpo nëse varet krejt prej trendit se a do të është në rritje apo eventualisht në ulje, pra ky trendi i të infektuarve me mundësi që të zgjerohet edhe në komuna të tjera”, tha ai.
Ibishi deklaroi se Ushtria e Kosovës në bazë të vendimit të Qeverisë ka ngritur shkallën e gatishmërisë dhe mund të angazhohet vetëm në nivel lokal.
Ibishi: FSK-ja e ka ngritur shkallën e gatishmërisë mundet me u angazhua në nivel lokal
“FSK-ja kështu në bazë të vendimit të Qeverisë e ka ngritur shkallën e gatishmërisë mundet normal me u angazhua nivel loakal, jo në kuptim të asaj sikur të ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Mirëpo, duke referuar ligjeve që ka të bëjë me parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse dhe ligjit për shëndetësi . Mirëpo, vetëm në aspektin lokal jo në kuptimin e tërësishëm dhe ajo normal mbështet të gjithë këtë angazhim sidomos në aspektin e sigurisë sidomos ku ka të bëjë me çështje edhe si bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po edhe në raste pse jo edhe me KFOR-in”, tha ai.
Ai ka folur edhe për gjendjen në komunat veriore që janë në karantinë, derisa theksoi se masat e sigurisë në veri të vendit janë të kënaqshme dhe gjendja e sigurisë është e qetë dhe stabile.
Ibishi: Policia e Kosovës të zbatojnë masat siç janë të parapara në disa Komuna të Kosovës
“Diçka pozitive është ajo çka po i referohemi ministrit të Shëndetësisë z.Vitia që vet shpallja e gjendjes së emergjencë ose karantinë dy komunat në veri, pra është bërë me sugjerim të Ministrisë së Shëndetësisë kjo është pozitive. Mirëpo, mirë është të vazhdojnë kontrollet fitosanitare në kalimet kufitare, po problematike mbetet çështja e zbatimit të masave tjera që realisht jo vetëm në aspektin shëndetësor. Mirëpo edhe funksionimin e shtabeve të krizës në pjesën veriore dhe si ato të bëhen më funksionale në kuptim të marrjes së masave konform masave të shtabit qendror të krizave po edhe MSH dhe IKSHPK-së. Mendoj që do të jetë më e nevojshme apo më insistuese të jetë MSH me prezencë të ekipeve mobile atje dhe Policia e Kosovës të zbatojnë masat siç janë të parapara në disa Komuna të Kosovës”, tha ai.
Në Kosovë janë 387 persona të infektuar me COVID-19, ndërsa kanë vdekur 9 persona. Si masa parandaluese të përhapjes së kësaj pandemie Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që të kufizohet lëvizja e qytetarëve, të cilët mund të dalin një herë gjatë ditës për 1 orë e gjysmë. Këto masa kanë hyrë sot në fuqi./ Tv Malisheva