Pas takimit me shtabin emergjent për menaxhimin e situatës në Gjilan, nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli së bashku me drejtorin e Shëndetësisë, Selami Xhemaili, kanë vizituar sot pikën kufitare në Muqibabë, për t’u njohur për së afërmi me gjendjen.
Ai theksoi se gjendja është e mirë, nuk ka asnjë rast të dyshuar me simptoma të virusit nga kjo komunë dhe se nuk ka vend për panik.
“U njoftuam edhe nga ekipi ynë, por edhe nga policia e shtetit për gjendjen këtu. Jemi të gatshëm të ndihmojmë dhe asistojmë për çdo kërkesë që vjen nga institucionet tona, për ta menaxhuar si është më së miri këtë situatë. Menaxhimi i situatës nga të gjithë akterët është në duar të sigurta, deri në daljen nga kjo situatë emergjente”, ka deklaruar Ismajli.
Drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, ka bërë të ditur se janë në kontakt me të gjitha institucionet relevante d he në gatishmëri për të gjitha kërkesat eventuale nga qytetarët e Gjilanit.