Ambasada e ShBA-së në Kosovë, ka kërkuar nga liderët politikë që t’i lënë mënjanë dallimet politike dhe të përqendrohen në nevojat e qytetarëve të tyre.

Ky reagim i ShBA-së vjen pas pranisë së koronavirusit edhe në vendin tonë.

Në reagim citohet edhe presidenti Trump i cili ka kërkuar unitet për luftimin e koronavirusit.

Ky është reagimi i plotë i ShBA-së në Kosovë:

Viruset nuk njohin kufi. Tani nuk është koha për të lejuar që dallimet politike vendore dhe rajonale të mos lejojnë që t’i ndihmojmë njëri-tjetrin në këtë kohë të nevojës kolektive. Siç edhe ka thënë Presidenti Trump rishtazi: “Të gjithë ne jemi në këtë së bashku. Ne duhet ta lëmë politikën mënjanë, ta ndërpremë mendje-ngushtësinë, dhe të bashkohemi gjithë së bashku si një komb dhe një familje. E ardhmja jonë mbetet më e ndritshme sesa mund të imagjinohet. Duke vepruar me dhembshuri dhe dashuri, ne do të shërojmë të sëmurët, do të kujdesemi për ata në nevojë, do t’i ndihmojmë bashkëqytetarët tanë dhe do të dalim nga kjo sfidë më të fortë dhe më të unifikuar se kurrë më parë. ”

Ne i bëjmë thirrje të gjithë liderëve lokal dhe ata në rajon që t’i lënë mënjanë dallimet politike dhe të përqendrohen në nevojat e qytetarëve të tyre. Të punosh së bashku dhe të mbështesësh njëri-tjetrin është përgjigjja ndaj kësaj sfide./TV Malisheva/

Share.