Në 21-vjetorin e Betejës së Koshares, kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, ka nderuar sot veprën e lavdishme të komandantit të Brigadës 138, Agim Ramadani dhe bashkëluftëtarëve të tij, Sali Çekaj dhe Xhemajl Fetahu.
Postimi i plotë:
“Mëngjesin e ditës së sotme, e fillova në Koshare, atje ku prehën të qetë trimat e lirisë, shokët e mi të idealit, me të cilët zhvilluam betejat më të përgjakshme duke shembur murin njëqindvjeçar shqiptaro-shqiptar të vënë padrejtësisht, duke qënë pikënisja e forcës së unitetit shqiptar.
Strategjia e unitetit dhe bashkimit mbanë epitetin e Komandantit Agim Ramadani- KATANA, Sali Çekajt e Xhemajl Fetahut , shokët e miqtë e mi, për të cilët secili përvjetor më sjellë mall e dhimbje, por krenaria e lavdisë së tyre na mban gjallë me mburrje.
Heronjtë e mi,
Kalojnë vite por kujtimi për ju mbetet i freskët në me ndjet tona, në kujtesën tonë historike, ju fituat pavdekësinë ndërsa Ne bashkëluftëtarët e juaj e kemi obligim që amanetin tuaj ta jetësojmë plotësisht…
Pushoni të qetë, vepra dhe lavdia e juaj do mbetet në mendjet dhe zemrat e brezave që do vijnë përjetësisht.
Lavdi heronjve të lirisë!
Lavdi jetës dhe veprës të Komandantit Agim Ramadani- KATANA!
Lavdi Komandantit Legjendar Adem Jashari!
Lavdi dëshmorëve të Kombit!/ Tv Malisheva