Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë testin për koronavirus, ku edhe rezultoi negativ.

Këtë lajm Haziri e ka bërë publik përmes një postimi në FCB.

Haziri hyri në vetëkarantinë pasi që kishte kontakt me një person që ishte i prekur me koronavirus.

Të dashur miq,

Pasi iu nënshtrova në mëngjes testit për #Covid19 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, para pak minutash mora rezultatin zyrtar, i cili, fatmirësisht, është NEGATIV.

Faleminderit për solidaritetin mijëra njerëzve të mirë, që jetojnë në Kosovë dhe kudo në botë.

Ju lutem, jetoni normalisht, pa duarshtrëngim, por përshëndetuni me zemër.

Zoti ka thënë: ti ruaju pak, Unë të ruaj shumë!

Share.