Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në seancën për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së tij, deklaroi se ekziston një marrëveshje e fshehtë ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për ndarjen e Kosovës.

Madje Kurti tha se kjo marrëveshje është bërë me ndërmjetësimi ne ShBA-së dhe se pritet të nënshkruhet në Shtëpinë e Bardhë.

Por kjo u demantua mbrëmjen e së enjtes nga Departamenti i Shtetit Amerikan, ku përmes një komunikate siguroi se nuk ekziston asnjë marrëveshje e fshehtë për ndarjen e Kosovës.

Analisti politik, Albinot Maloku në një intervistë për KosovaPress, thotë se kriza institucionale në vend, në kohën kur e gjithë bota po ballafaqohet me virusin COVID-19 do të ndikojë negativisht edhe në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në dhe ShBA-në.

Ai thotë se rënia e Qeverisë në këtë fazë, shpërfaqi edh e diskrepancën e BE-së dhe ShBA-së karshi Kosovës.

Maloku: Kosova nuk e ka pasur luksin të kalojë në këtë stuhi politike

“Republika e Kosovës nuk e ka pasur luksin në këto kohë covediane të kalojë në këtë stuhi politike e cila krijoi situata aspak të mira edhe brenda vendi, por edhe në raportet ndërkombëtare. Kur them në raporte ndërkombëtare aludoj në ato ndërmjet Kosovës-BE-së, Kosovës-ShBA-së, por edhe mes vendeve të caktuara të BE-së dhe ShBA-së që pat një diskrepancë të qëndrimeve apo të përqasjes ndaj sidomos rënies së qeverisë Kurti, konkretisht votimit të mocionit të mosbesimit të iniciuar nga LDK-ja. Kjo diskrepancë sikur e bëri Kosovën njëfarë faktori jo të mirë ndërmjet raporteve të BE-së dhe ShBA-së në raport me Kosovën”, thotë ai

Maloku duke iu referuar deklarimeve të fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për ekzistimin e një marrëveshje të fshehur ndërmjet dy presidentëve, të Kosovës dhe atij të Serbisë, thotë se ka pasur të drejtë.

Ai thotë se gjatë gjithë procesit të dialogut nuk ka pasur transparencë dhe se dy presidentët, bartës të këtij dialogu kanë lënë të kuptohet se një marrëveshje tashmë është afër.

Maloku: Kurti pati të drejtë kur tha se ka një marrëveshje finale

Sa i përket mundësisë së një marrëveshje mes presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë, është më së e vërtetë se kryeministri në detyrë në fjalën e tij përmendi që ka një marrëveshje, dhe a ka pasur të drejtë ta thotë Kurti këtë, unë vlerësoj se po. Për arsye se këto dy personalitete politike në vazhdimësi në një formë apo tjetër kanë përdor shprehje që kanë lënë të kuptohet që jemi në një fazë të ashtuquajtur finale të dialogut apo të ardhjes deri te një marrëveshje mes dy vende ve. Tani a është si proces i tillë që ka rrjedh gjatë gjithë kësaj kohe në këto dialogje mes Kosovës dhe Serbisë pra që s’ka pasur transparencë, është më se e vërtetë. A ka frekuenca që ka një dakordancë ndërmjet këtyre dy presidentëve është më se e vërtetë se ka”, thotë ai.

Duke komentuar deklaratën e DASh-it, që njëfarë mënyre ishte përgjigje për kryeministrin në detyrë, Albik Kurtin, politologu Maloku thotë se nuk është se mohohet një pohim i tillë.

Megjithatë ai beson se në këtë marrëveshje nuk është e përfshirë ndarja e Kosovës.

Maloku: Qëndrimin e DASh-it sikur janë të paqarta

“Është më se e vërtetë se DASh pat një qëndrim ku theksoi se nuk ka një plan të tillë sekret sidomos duke iu referuar ndarjes së Kosovës ose ndryshimit territorial. Mirëpo është interesant në qoftë se lexohet me kujdes qëndrimi ka disa gjëra që lënë të kuptosh q ë nuk është se nuk ka një marrëveshje. Tani a është e përfshirë ndarja e Kosovës edhe pse mohohet, mirëpo tani ka edhe disa gjëra në qëndrimin e DASh-it sikur janë të paqarta. Në fillim thuhet se ShBA-ja është pranë popullit të Kosovës dhe se nuk ka një marrëveshje sekrete, mirëpo heqja e tarifës që ka qenë një presion i drejtpërdrejt i ambasadorit Grenell që ishte njëri prej ambasadorëve më jo diplomatik mirëpo mjaftë konkret në kërkesat e tija se gjëja e tarifave po pengojka edhe në luftimin e COVID-2019.Pra janë disa gjëra që përveç asaj pjese se nuk ka ndarje të Kosovës, sikur janë të ndryshuara se ka një qëndrim jo të sqaruar sa i përket kësaj çështje. Të gjithë e dimë se një marrëveshje përfundimtare nuk do të jetë valide pa kaluar përmes kuvendit dhe kjo e qartëson qytetarin e Kosovës”, thotë ai.

Gjithë këtë angazhim të ShBA-së në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Ma loku e sheh si pasojë e dështimit të Bashkimit Evropian për të përmbyllur këtë proces që ka nisur vite më parë.

Megjithatë, ai vlerëson se lidershipi kosovarë duhet të mbajë raporte të shëndosha me BE-në, posacërsisht me Gjermaninë dhe Francën, e të merr parasysh kërkesat e tyre.

Maloku: BE-ja dështoi në çështjen e dialogut Kosovë-Serbi

“Unë nuk kisha pasur qejf me pas në Kosovë diskurs evropian, proamerikan. Për arsye se këto dyja janë instanca me të cilat Kosova duhet të ketë patjetër bashkëpunim. Në qoftë se nga të gjithë liderët politikë përmendet shprehja integrime euroatlantike, kjo nënkupton që të kemi raport po aq të shëndosh edhe me BE-në edhe me ShBA-në. BE-ja është më se e vërtetë që ka dështuar në çështjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë Dhe tani sikur e kemi gjetur prehjen te ShBA-ja më shumë sesa te BE-ja. Por duhet të jemi të kujdesshme në raport me Gjermaninë edhe me Francën sepse janë dy vende të cilat kanë kërkuar suspendimin e taksës dhe neve jemi bërë të padëgjueshëm. Është më se e vërtetë se kemi një diskrepancë qëndrimesh në vendet e BE-së në çështjen e dialogut dhe të marrëveshjeve, por edhe Qeverisë që ra si pasojë e fajit të të gjithë aktorëve politikë secili në formën e vet”, thotë ai.

Maloku ka sqaruar edhe hapat që duhet ndjekur nga partitë politike për të formuar qeverinë e ardhshme.

Ai thotë se gjithçka duhet të jetë vetëm në bazë të Kushtetutës së vendit.

Maloku: Hapat e ardhshëm, vetëm në bazë të Kushtetutës

“Është një fazë shumë e komplikuar për ata edhe është bërë kërkesa që të mos shkohet në këtë kohë kovediane në këtë çështje. Dhe në këtë rrafsh unë kisha pasur qejf që presidenti i vendit dhe subjektet politike të ndjekin vetëm fazat kushtetuese të cilat janë të parapara për rrethanat aktuale.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës më 25 mars votoi mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, të iniciuar nga LDK-ja.

Share.