Pandemia e koronavirusit ka vrarë më shumë se 400.000 njerëz në të gjithë botën që kur shpërtheu në Kinë në dhjetor dhe gati shtatë milionë janë infektuar, ka bërë të ditur Spitali Universitar Johns Hopkins.
Epidemia e Covid-19 deri më tani ka marrë 400,243 jetë njerëzish, sipas të dhënave të disponueshme në faqen e internetit të spitalit deri në 3:00 të dielën, dhe 6.923.836 janë infektuar.
Deri më tani, të paktën 3.015.900 janë shëruar nga sëmundja në botë, shkruan AFP.
Numri i diagnostikuar, megjithatë, nuk pasqyron numrin aktual, shtoi agjencia franceze, duke shpjeguar se shumë vende testojnë vetëm raste më të rënda.
Goditja më e rëndë nga pandemia është Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë konfirmuar 109.802 vdekje ose 1.920.061, që nga vdekja e parë e shkaktuar nga Covid-19 në shkurt.
Në vendin e dytë renditet Britania e Madhe me 40.548 të vdekur për 286,295 të infektuar.
Brazili u rendit në vendin e tretë këtë javë me 35.930 të vdekur në 672.846 të infektuar.
Italia është në vendin e katërt për sa i përket numrit të të vdekurve – 33.846 në 234.801 të infektuar, dhe në vendin e pestë është Franca me 29.145 të vdekur dhe 190.759 të infektuar.
Pandemia është përhapur veçanërisht shpejt në Amerikën Latine, ku pas Brazilit, Peru u godit më rëndë me 5.000 viktima, sipas të dhënave zyrtare.