Zonja e Parë e SHBA-së Melania Trump u tha kritikëve se do të ishte më mirë të bënin diçka të mirë për mjedisin e tyre, në vend që të kritikojnë përpjekjet e saj.

“Unë inkurajoj këdo që zgjedh të jetë negativ dhe të rishqyrtojë punën time në Shtëpinë e Bardhë për të bërë diçka produktive për komunitetin e tyre,” shkroi Trump në Twitter.

Sipas AP, ajo postoi edhe disa fotografi ku shihej me një helmetë në kokë duke mbikëqyrur projektet për ndërtimin e një fushe të tenisit në Shtëpinë e Bardhë.

Kritikët thonë se fotot janë të papërshtatshme në një epokë shqetësimi të përgjithshëm për përhapjen e koronavirusit, transmeton TV Malisheva

Share.