Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndërmarrë masat parandaluese në funksion të mbrojtjes nga COVID-19.

Të gjitha aktivitetet kulturore, shfaqjet teatrale, koncertet, ekspozitat e artit dhe aktivitetet tjera që ndodhin dhe realizohen nga institucionet qendrore të kulturës dhe të trashëgimisë, të cilat janë në varësi të ministrisë, ku ka prezencë të publikut, pezullohen deri në njoftimin tjetër të radhës që do ta bëjë MKRS-ja.

Të gjitha aktivitetet, ndeshjet e tubimet sportive mund të zhvillohen pa praninë e publikut.

Këto masa të cilat janë ndërmarrë nga MKRS-ja janë në kuadër të pikës 5 të vendimit të Qeverisë së Kosovës.

Aktivitetet publike dhe jopublike mund të zhvillohen të mbyllura/pa praninë e publikut si: ngjarje/tubime sportive, tubime, koncerte, konferenca, tryeza të rrumbullakëta deri në një vendim tjetër.

Share.