Gjatë pesë ditëve të ardhshme vendi ynë do të karakterizohet me mot stabil.
Do të ketë më shumë orë me diell, por edhe vranësira kalimtare. Sa i përket fushave termike ato do të pësojnë rritje graduale në vlerat e maksimaleve, ndërsa minimalet do të mbeten rreth vlerave të zeros.
Nuk parashihet të ketë reshje të asnjë forme të paktën për këto pesë ditë të parashikimit.
Mëngjeset e ditës së hënë dhe të marte, paraqiten me ngrica të dobëta, por gjatë ditës grafiku i fushave termike do të shënojë rritje të dukshme.
Temperaturat minimale gjatë gjithë javës do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius.
Dita e hënë do t’i shënojë vlerat e temperaturave më të ulëta, ndërsa dita e premte paraqitet si dita më e nxehtë me 18 gradë Celsius.
Do të fryjë er nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s. Kjo situatë meteorologjike do të jetë e favorshme që situata biometeorologjike dhe agrometeorologjike të jetë e mirë, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.