Prishja e koalicionit me VV-në, si duket ka përçarë LDK-në. Kjo u shpreh edhe këtë të martë gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës.

Aty kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani dhe deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj u përplasen për qeverinë Kurti.

Selmanaj akuzoi Osmanin se po mundohet ta legjitimojë vendimin e Qeverisë në dorëheqje për kufizimin e lirisë së lëvizjes.

Por ishte Osmani ajo që ia tërhoqi vërejtjen Selmanajt duke i thënë që të mos del nga tema.

Selmanaj: Po bëni përpjekje për të legjitimuar sjelljen e kësaj qeveria

 

“Gjykata me aktgjykimin e saj i ka dhënë kohë qeverisë dhe kuvendit deri më datën 13 prill që eventualisht të merr masa nëse vlerëson që me ligj dëshiron të kufizon liritë dhe të drejtat e njeriut në Kosovë. Dhe ka ardhur në përfundim që sjellja e qeverisë e kufizimit të lir ive dhe të drejtave të njeriut siç ka vepruar e ka shkelur kushtetutën. Thotë ju i keni në dispozicion kaq kohë nëse vlerësoni ju që duhet ta nxjerrin një ligj të ri. Përndryshe kalon në nenin 56 ku flet për shmangien e lirive dhe të drejtave të njeriut e që bëhet në rastin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Dhe interpretimi që ju po e bëni është përpjekje për të legjitimuar sjelljen e kësaj qeverie duke e lënë anash nenin 56”, tha ai.

Por në këtë moment ka reaguar Osmani e cila i tha Selmanajt të mos e keqpërdor të drejtën e tij për të dezinformuar publiku.

Osmani: Z. deputet je duke e keqpërdorur të drejtën

 

Z. deputet je duke e keqpërdorur të drejtën tënde duke dezinformuar të gjithë qytetarët e vendit. Nuk ke asnjë të drejtë, sepse në radh të parë fjalën ta dhashë me fol për çështjen e mocionit. Nëse don me fol për çësht jen e mocionit fol, Në qoftë se fol për një temë tjetër. Regjia ua ndal menjëherë fjalën”, tha ajo.

Selmanaj vazhdoi edhe për pak, duke e quajtur Osmanin autoritare.

Selmanaj: Kjo sjellja e juaj autoritare po më ngjanë me dikend tjetër

 

“E para kjo sjellja e juaj autoritare po më ngjanë me dikend tjetër por jo me juve personalisht”, tha ai.

E kjo bëri që kryetarja Vjosa Osmani urdhëroi regjinë që t’ia ndal mikrofonin Selmanjt

Share.