Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyp Erdogan, në rezidencën verore në Marmaris.

Në këtë takim, Rama dhe Erdogan diskutuan për marrëdhëniet mes dy vendeve, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me COVID-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh dhe situatën në Ballkanin Perëndimor.

Postimi i Ramës në Facebook:

Me presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Recep Tayyip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor. /TV Malisheva

Share.