Më shumë së 31.590 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur sonte në Rinas.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një postimi në Facebook.

Kështu numri i vaksinave antiCOVID që kanë mbërritur në Shqipëri ka shkuar në 1 milion e 982 mijë e 130.

“31.590 doza të tjera të vaksinës Pfizer mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1.982.130 numrin e vaksinave antiCOVID të mbërritura në vendin tonë. Vaksinohuni, mbro shëndetin, vaksinat shpëtojnë jetë”, shkruan Rama. /TV Malisheva

Share.