Tre persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër në rrugën Malush Kosova në Prishtinë.
Ankuesi nuk ka pësuar lëndime. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja. Polica është në kërkim të personave të dyshuar. Rasti është duke u hetuar.