Instituti Demokratik i Kosovës sot ka publikuar tri raporte hulumtuese që shpërfaqin degradimin e mjedisit nga investimet kapitale.

Si rezultat i këtyre studimeve u konstatua se për shkak të ndërtimit të hidrocentraleve lumenjtë e Kosovës po degradohen duke i rrezikuar kështu banorët të mbesin pa ujë të pijshëm dhe të shfrytëzueshëm.

Për krejt këtë gjendje, fajtor kryesor po shihet qeveria, e cila për trajtimin e ujërave ka mungesë të hulumtimeve, raporteve dhe vazhdon të funksionojë me master-plan të viteve 80-ta.

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Avni Zogiani tha se ndërhyrjet në lumenj nuk kanë mundësi të riparohen dhe si fajtor kryesor ai e lë qeveritë e kaluara që kanë përdorur master-plan të viteve të ’80 në trajtimin e ujërave të ndotura.

Ai tha se Ministria e Ambientit nuk po e kryen punën si duhet dhe se punët janë përfunduar sa për sy e faqe.

Zogiani: Kosova s’ka plan konkret për trajtimin e ujërave

Video1

“Është një konflikt bazik në këtë proces që është krijuar për shkak të keqqeverisjes të sektorit të energjisë dhe të sektorit të ambientit, e që rrjedh para së gjithave prej faktit që nuk është kryer puna e Ministrisë së Ambientit, ndërkohë Ministria e Energjisë, përkatësisht institucionet që janë të përfshira në zhvillimin e sektorit të energjisë, jo vetëm ministria, por edhe ZRRE, kanë ecur shumë me planifikime, derisa Ministria e Ambientit nuk ka pasur planifikime. Kosova vazhdon sot e kësaj dite që t’i referohet një master-plani të viteve 80-ta për ujërat. Ne sot e kësaj dite vazhdojmë të funksionojmë me këtë master-plan nga viti 1983 dhe nuk kemi studime të mjaftueshme dhe as nuk kemi plan. Nëse e shohim mënyrën se si ka shkuar procesi në dhënien e pëlqimeve shumë prej aspekteve, kërkesat themelore ligjore nuk jan plotësuar”, u shpreh Zogiani.

Diana Metushi-Krasniqi nga KDI-ja, hartuese e raporteve, “Ujë pak e nevoja shumë”, “Lumenjtë e zi të Kosovës” dhe “Pyje për asfalt”, tha se këto raporte kanë për qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe uljen e ndikimeve të njeriut në ambient.

Krasniqi: Shteti duhet të mbrojë interesat e qytetarëve

Video

“Mjedisin duhet gjithmonë ta lëmë në gjendje sa më të mirë, sidomos sot kur flasim për krizën globale të mjedisit…Sa i përket raportit “Ujë pak e nevoja shumë”, fatkeqësisht kemi një konflikt ndërmjet prioriteteve të ndryshme për banorët, por edhe për vetë strategjinë e Kosovës, zhvillim ekonomik, pasi që është një konflikt për shkak se po rrezikojmë agrikulturën, e një nga prioritetet shtetërore është zhvillimi i bujqësisë dhe agrokulturës. Të tri hulumtimet kanë një të përbashkët: ne po e degradojmë mjedisin për investime kapitale me interes publi k, shteti është dashur të jetë në mbrojtje të interesave të qytetarëve. Ai është mandati dhe detyra e qeverisë dhe vetë shteti në shumë raste është ndër ndotësit kryesorë të mjedisit”, u shpreh Krasniqi.

Në kuadër të këtij debati u shfaq edhe dokumentari “Varrosja e Lepencit”, i cili lum po përdoren për ndërtimet e hidrocentraleve.

Pjesëmarrës në këtë dokumentar ishin edhe banorët e Bitisë së poshtme, të cilët ankohen për shkak të shkatërrimit të këtij lumi, e që pjesa dërmuese e këtij lokaliteti merren me bujqësi dhe kjo gjendje vetëm sa po ua vështirëson jetën.

Share.