Tashmë janë arrestuar edhe shtatë persona në operacion “Brezovica”, dy prej tyre zyrtarë të ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari ka konfirmuar se dy prej të arrestuarve janë zyrtarë të ministrisë ndërsa pesë të tjerë janë qytetarë.

Aksioni po zhvillohet në Prishtinë, Ferizaj e Shtërpcë.

Aksioni ka të bëjë me ndërtimet në Brezovicë e që është vazhdimësi e aksionit të 21 dhjetorit ku ishin arrestuar 10 persona ndër ta edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës./TV Malisheva

Share.